QKUK do të furnizohet edhe me gaz për sistem të kompresorëve

Pas furnizimit me gazra medicinale, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur konkurs për furnizim edhe me një tjetër gaz. Këtë herë me gaz punues, i cili do të përdoret në sistemin e kompresorëve.

Rreth 875 euro do t’i kushtojë QKUK-së pasurimi me gazin, i cili do të përdoret për sistemin e kompresorëve që përdoren në këtë institucion shëndetësor.

Operatori ekonomik, i cili e ka fituar tenderin do të ketë kohë tre ditë që ta bëjë shpërndarjen e gazit kompresues në QKUK. Kështu bëhet e ditur në kontratën e bërë publike sot në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik

E ndërkohë që Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ditë më parë ka shpallur tenderin emergjent për “Furnizim me gaz”, për QKUK-në dhe të gjitha spitalet regjionale në Kosovë.

E gjithë kjo erdhi pas anulimit të kontratës me kompaninë ‘Bubeari Komerc’, kompani e cila dyshohet të ketë prodhuar gazin oksidul pa licencë, i cili dyshohet se çoi në tri vdekje të pacientëve në QKUK, më 7 shtator të këtij viti. /Express