Rama lëshon studion pas pyetjes që e turpëroi: Pse bëhen tendera ku një kapele polici kushton 383 euro?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka braktisur njërën nga studio televizive gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.

Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përleshjeve herë pas here me drejtuesin e emisionit, kur iu bë pyetja pse bëhen tendera ku një kapele polici kushton 383 euro.

“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos në Report TV.

Ndërprerja erdhi pas 60 minutash pyetje rreth tematikave më të nxehta të aktualitetit politik kur mungojnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet.

Kryeministri foli edhe se nga ndryshon Aeroporti i Kukësit sot nga situata se si ka qenë në të kaluarën.