Ramush Haradinaj edhe më një përballje të “fortë”, me deputetët e LDK-së e të VV-së (Dokument)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj të enjten pritet që edhe njëherë të përballet me deputetët opozitarë, gjegjësisht me ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta Blic e ka siguruar rendin e ditës së seancës së 8 shkurtit, ku një nga pikat e rendit të ditës do të jetë edhe Interpelanca ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritje te pagave, vendim ky që ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion publik.

“Si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe interpelanca e kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Vetëvendosjes, lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, vendimin nr. 05/24 të datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimin nr. 15/24 të datës 12 janar 2018, për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale”, është një nga pikat e rendit të ditës së kësaj seance. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Haradinaj të enjten nuk do të “lihet” rehat vetëm me këtë interpelancë.Me kërkesën e nënkryetarit të Kuvendit nga LDK, Kujtim Shala dhe të 6 deputetëve tjerë, pritet që të ketë edhe një debat parlamentar, që ka të bëjë me raportin e punës 100 ditëshe të qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, vendimi i kryeministrit të vendit për rritje të pagave është “rrëzuar’ nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke u cilësuar si i jashtëligjshëm.Ku vendim i AKK-së, u kundërshtua fuqishëm nga ana e Kabinetit qeveritar. Madje, kryeministri Haradinaj e ka quajtur edhe politikë këtë vendim.N

ë anën tjetër, deputetët opozitarë këtë vendim për rritje të pagave e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese.Ndërkaq, në seancën e së enjtes pritet që të ketë debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të VV-së, në lidhje ma dënimin e disa aktivistëve të kësaj partie.Edhe para disa ditësh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ishte thirrur në Interpelancë Parlamentare, për shkak të gjuajtjes me armë të ministrit Dardan Gashi, në një aheng të Fatmir Limajt.

Edhe pse LDK kishte propozuar një mocion për shkarkimin e ministrit Gashi, ky mocion nuk arriti që të marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar.Gazeta Blic ja u sjell të plotë pikat e rendit të ditës së seancës së 8 shkurtit: