Ramush Haradinaj niset në Hagë, Daut Haradinaj e viziton këtë ish-ushtar të UÇK-së: Ende po i kullojnë plagët

Teksa vëllai i tij, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, është nisur drejt Hagës, deputeti Daut Haradinaj, ka vizituar një ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Daut Haradinaj ka vizituar në shtëpinë e tij, Xhevdet Qeriqin, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë në luftën e fundit në Kosovë.

Haradinaj ka shkruar në facebook, duke thënë se e ka vizituar Qeriqin, të cilit ende i kullojnë plagët.

“Sot vizitova mikun tim Xhevdet Qeriqi të cilit ende i kullojnë plagët”, ka shkruar deputeti Haradinaj.