Ramushi harron që nuk do të jetë Kryeministër, thotë se Autostradën e Dukagjinit nuk ka kush që e ndalë

Ish-Kryeministri dhe lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e fundit fitoj vetëm 11 për qind të votave në zgjedhjet e fundit, ka folur për Autostradën e Dukagjinit për të vilën thotë se s’ka kush e ndal.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj,në një televizion ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka folur edhe për Autostradën e Dukagjinit për të cilën ka thënë se ajo do të ndërtohet dhe se nuk ka kush e ndalë.

“Autostrada do të bëhet në kohën e duhur. Projektet vitale nuk ka kush i ndal”.

Ai gjithashtu ka shtuar se partitë politike shkojnë e vijnë por Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet.

“Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, VV e LDK vijnë e shkojnë”, ka thënë Haradinaj.

Haradianj si duket ka harruar se më nuk do jetë edhe me tutje Kryeministër dhe se për këtë do të vendosin ata që do të vijnë në Qeveri.