Rasti i cili e tmerroi Amerikën

Trupi i vogëlushes së gjetur në Oqeanin Paqësor më 7 prill i takon 12 vjeçares Ciera Hart , një prej tre fëmijëve të humbur në aksidentin e tmerrshëm të veturës e cila ka rënë nga një shkëmb i lartë në bregun e Kalifornisë.

Trupat e edhe pesë anëtarëve të familjes së njëjtë janë gjetur në bregdet në qarkun Medicino.

Aksidenti kishte ndodhur kur Jennifer Hart (39) me veturë, në të cilën ishte me gjashtë fëmijë të vet të adoptuar dhe bashkëshorten Sarah, ra në humnerë në det. Hetuesit besojnë se ajo këtë e ka bërë me qëllim. Disa ditë para aksidentit zyrtarët e Qendrës për kujdes social e kanë hapur hetimin për familjen e tij për shkak të neglizhencës së fëmijëve.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Të premten rezultatet e obduksionit kanë treguar se Jennifer ishte nën ndikim të alkoolit në momentin e aksidentit, ndërsa në gjakun e Sarah Hart dhe dy fëmijëve tjerë janë gjetur sasitë e konsiderueshme të substancës e cila përmban barin për alergji Benadryl. Një nga efektet anësore të këtij bari është përgjumësia.

Të dhënat e gjetura në softwerin e veturës së saj vënë në dyshim se aksidenti ishte i planifikuar, gjegjësisht se bëhet fjalë për qëllimin e vetëvrasjes.