Reagon Gazmend Gjyshnica për gjendjen në Veri, ka disa fjalë për ata që akuzojnë VV-në

Deputeti nga radhët e Levizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica ka reaguar pas vendimit që shteti serb e mori për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Ai nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se është pafytyrësi nësë akuzohet Lëvizja Vetëvendosje për gjendjen në veri.

“Ta akuzosh qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për gjendjen në veri, nuk është opozitë, është pafytyrësi. Mitrovica, që prej përfundimit të luftërave të viteve të 90-ta, është e vërteta e të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Gjyshnica.