Reagon Imer Mushkolaj pas tollovisë te “1 Tetori”

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas tollovisë që është krijuar sot te salla “1 tetori” në Prishtinë.

Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes ku shihen duke pritur në radhë për vaksinim shumë pensionistë.

Ai ka thënë se krejt kjo ngjarje është pasqyra e shtetit, e se menaxhimi është “për marre”.

Mushkolaj është në mesin e personave që kanë kritikuar ashpër menaxhimin me vaksinim në Kosovë.
Përvec partive politike kanë reaguar edhe nga shoqëria civile.