Real Madridi i rekordeve

Skuadra e Real Madridit siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale duke eliminuar Bayern Munchen në “Santiago Bernabeu”.

Me këtë kualifikim për në gjysmëfinale, ekipi i Zinedine Zidanes bëhet skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që arrin për herë të shtatë radhazi të kualifikohet për në këtë fazë.

Vlen të përmendet se me tri gola të Ronaldos dhe një të Asensios ekipi madrilen mposhti 4 me 2 atë gjerman.