Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Serbi

E marta ka regjistruar ditën rekord të rasteve të reja me COVID-19 në Serbi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 mijë e 999 raste të reja nga testimi i gati 23 mijë mostrave.

48 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit duke çuar totalin e vdekjeve në 1 mijë e 652.

Deri tash në Serbi kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 183 mijë persona.