Remi edhe sot merret në pyetje nga prokurorët në Hagë

Edhe sot do të vazhdojë intervisimti i Remit nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ish- komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa do të vazhdojë sot intervistimin e tij para prokurorëve të Gjykatës Speciale.

Intervistimi i tij nis në orën 10.00.

Vlen të kujtojmë faktin se ditën e djeshme intervistimi i Remit ka zgjatur 7 orë, ka nisur në orën 10 të mëngjesit dhe ka mbaruar pas orës 17.00.

Ish-komandanti i Zonës së Llapit nuk ka pranuar të flas për media dje pasi ka dalë nga selia e Gjykatës Speciale në Holandë.

Ai do të vazhdojë të japë dëshminë e tij edhe sot, para një prokurori të ZPS-së në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Gazeta Express më 6 dhjetor 2018 kishte raportuar për ftesën e parë që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar tek ish-komandanti i UCK-së.

Pas Remit, në Hagë, të mërkurën do të intervistohet edhe ish-Komandanti i UCK-së për Drenicë, Sami Lushtaku.

Ndërkohë sa ish-deputeti kosovar po intervistohej në Hagë, një tjetër ish-ushtar i UCK-së, Sabahudin Cena, po merrej në pyetje nga një prokuror i Specializuar në Prishtinë, për aktivitetin e tij si ish-anëtar i Zonës së Pashtrikut gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).