Respektimi i distancës – kështu pritet në rend për bukë në Prishtinë

Një nga rekomandimet kryesore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë është distancomi social.

Kjo duke qëndruar sa më shumë brenda, e kur duhet të dalësh jashtë qëndrimi dy metra larg të tjerëve.

E kjo po respektohet nga shumë qytetarë të Kosovës.

Në kryeqytetin, Prishtinë, në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihet edhe rendi i qytetarëve për të blerë bukë, por që distanca e tyre po respektohet, veprim ky për tu duartrokitur, pasi edhe mund të shpëtoj jetë.