Rexhep Selimi sapo i dha një goditje LDK-së: Ja ku nuk po mund të gjejmë kompromis

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se qëllimi për taksën i bashkon me LDK-në, por i ndan mënyra.

Ai thotë se taksa do të hiqet me çmimin e reciprocitetit.

“Ne do të heqim taksën por ka një çmim, që është reciprociteti. Heqjen e taksës po e lidhim me reciprocitetin, suspendimin e taksës Serbia e përdor kundrejt dialogut, e ne kundrejt reciprocitetit”, ka thënë Selimi, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas tij presionet e sulmet ndaj taksës, në realitet janë sulme ndaj reciprocitetit.

“Reciprociteti pastaj është nivel politik, prandaj sa herë që ka sulm ndaj taksës është sulm ndaj reciprocitetit. Madje reciprocitetin e kërkojmë prej që jemi në parlament. Me gjithë këtë presion mendoj se qëndrimi më i drejtë është i Kurtit, që taksa duhet të hiqet në mënyrë graduale siç është reciprociteti. Reciprociteti nënkupton barazi”, ka thënë Selimi.

Tutje ai ka shtuar se, “ajo çfarë na bashkon është se në harmonizimin e programit jemi pajtuar që taksa të zëvendësohet me reciprocitet. Qëllimi na bashkon, por mënyra na ndanë me LDK-në”, ka thënë Selimi.

Ai thotë se vetëm edhe tre ditë kanë mbetur deri të heqja e taksës.

“Ne dallojmë në mënyra me LDK-në, dorën në zemër kanë qenë fer. Ata po duan që kjo të bëhet ndaras, e ne po duam që kjo të bëhet në mënyrë të ndërlidhur. Nuk besoj që LDK-ja të kërkojë të bëjë me datë 13 ose 14. Edhe tri ditë na ndajnë nga ky moment i ri, të këtij problemi. Kësaj pune duhet t’ia vëmë pikën dhe të ecim përpara”, u shpreh ai.