Rifat Jashari e injoron Thaçin, bën veprimin që e lë me ‘gishta në gojë’ presidentin (VIDEO)

Para nisjes së parakalimit të trupave të FSK’së, pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë u mblodhën krerët shtetërorë dhe mysafirë specialë për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Pjesëmarrës në organizimin solemn ishte edhe vëllai i komandantit Adem Jashari, Rifati.
Të ekspozuar në sheshin kryesor të gjithë të ftuarit, mënyra se si po silleshin me njëri-tjetrin, fliste për raportet e tyre.

Ai hyri në skenën e pritjes i shoqëruar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa kur përshëndeti disa nga të ftuarit, e kaloi një injorim të plotë presidentin Thaçi.

Ndryshe, për disa vjet, familja Jashari nuk e kanë pranuar presidentin Thaçi në kullën e tyre në Prekaz.