Rikthimi i mundshëm i Ronaldos “përçan” tifozët e Real Madridit

Tifozët e Real Madrid po dyshojnë nëse do të ishte e mençur të nënshkruajnë sërish me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe ta rikthejnë atë në Santiago Bernabeu.

Los Blancos, të cilët përballen me Atalantan në ndeshjen e dytë të në Champions League të martën, janë lidhur me një kthim shokues për superyllin portugez.

Raportet dolën në Spanjë dhe Itali këtë mëngjes, pasi Juventusi mund të konsiderojë largimin e tij këtë verë.

Agjenti Jorge Mendes thuhet se kishte qenë në kontakt me gjigantët spanjollë për një lëvizje të mundshme përsëri në kryeqytetin spanjoll, por tifozët nuk janë të sigurt nëse do të ishte një ide e mirë për të sjellë në shtëpi ish-futbollistin e tyre.

Diario AS raportoi se më shumë se 80,000 vota janë hedhur mbi kthimin e mundshëm të Ronaldos, i cili u bashkua me Juventusin në 2018, duke i dhënë fund qëndrimit të tij nëntë vjeçar në Spanjë.

Dhe 54 përqind mendojnë se Real Madrid duhet të shfrytëzojë mundësinë për ta sjellë përsëri lojtarin Portugez në Bernabeu , ndërsa 46 përqind nuk janë të bindur se është një ide e mirë.

36-vjeçari ka vazhduar të shënojë gola gjatë kohës së tij në Itali, me 92 në të gjitha garat për Zonjën e Vjetër.