Ronaldo me një rekord të pabesueshëm tek Real Madridi

Ronaldo është katër gola larg që të arrijë shifrën e 400 rrjetave me fanellën e Real Madridit.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ndoshta po shijon sezonin më të dobët me fanellën e “Los Blancos”, por nëse flasim për statistika të përgjithshme – CR7 është nga një tjetër planet.

Portugezi deri më tani ka shënuar 396 gola me fanellën e “Los Blancos” në 388 ndeshje – 1.02 gola për ndeshje.

280 prej tyre Ronaldo i ka shënuar në La Liga në vetëm 262 paraqitje – statistika vërtetë të frikshme të portugezit.

Synimi i CR7 është që të mbyllë sezonin me shifrën e 400 golave për Realin, atij i duhen vetëm edhe katër të tilla – teksa ka së paku gjashtë ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të edicionit.