Rrahje masive në koncertin e Melinda Ademit, këngëtarja nuk del as në skenë

Mbrëmë këngëtarja e re, Melinda Ademi do të performona në Stubëll.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aty ndodhi një rrahje masive, e këtë e kofirmoi vet këngëtarja përmes një postimi të bërë në Instagram.

““Për fansat e mi në STUBËLL. Mfalni qe skom mujt me dal n’sken per shkak t’rrahjes masive sepse n’klub nuk ka pas asni sigurim. Mbrojeni rininë. Thuajini jo dhunës”, shkroi Melinda në fotografinë e publikuar.

Melinda Ademi është kthyer në një emrat me peshë të estradës, ku agjenda e saj po de; të jetë mjaft e ngjeshur me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

“Pika pika” titullohet projekti i saj i fundit i cili u pëlqye shumë nga publiku, e ndërsa më të veçantë e bëri dhe pjesëmarrja e Stupcave në të./GazetaBlic