Rrahje në Ferizaj, bllokohet trafiku – video nga vendi i ngjarjes

Një rrahje ka ndodhur sot në Ferizaj.

Një lexues i Gazetës Express ka dërguar pamjet nga kjo rrahje.

Videoja e shkurtër shfaq disa persona që rrihen anash rrugës.

Ata madje në një moment dalin në rrugë, ku trafiku është i ngarkuar.

“Kjo rrahje ka ndodhur pak më parë në Ferizaj”, thuhet në mesazhin e dërguar në adresë të Express.

Nuk dihet shkaku i ngjarjes apo nëse policia është informuar për këtë rast.