Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, humbin jetën 17 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 17 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 123 raste të reja nga 2 598 testime.

Ndërkaq betejën me Covid gjatë orëve të fundit e kanë fituar 3803 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.494 raste me Covid, prej të cilëve 143.069 janë shëruar, kurse 5.168 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë vijojnë të jenë 6.257 raste aktive me koronavirus.