Safet Kamberi kërkon nga kryeministri Kurti që ta paguajë rrymën për kosovarët e shpërngulur nga veriu në jug

Kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka reaguar pas vendimit për pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit.

Kryesuesi i Kuvenditi Komunal të Mitrovicës ka propozuar që pagesa të bëhet edhe për shqiptarët e veriut, e që shumica dërmuese jetojnë në jug.

I pari i LDK-së në Mitrovicë, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se kërkesën e tij do ta adresojë edhe zyrtarisht tek kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

Meqë Qeveria ka vendos që të ndaj 11mil € për pagesën e rrymës në veri, kërkoj nga KM Kurti që të përfshijë edhe pagesën e rrymës për familjet e shpërngulura nga veriu, pjesa dërrmuese e të cilëve akoma jetojnë me qira në jug të qytetit.

Këtë kërkesë do ta adresoj edhe zyrtarisht, si Kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicë, në zyrën e KM.