Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka eskaluar kundër gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së sotme të KQZ-së. Kurteshi e ka shtyrë me dorë një prej gazetarëve prezent në sallën e mbledhjes, pasi i njëjti ka dashur t’i bëjë një pyetje Alban Krasniqit dhe është afruar tek pjesa ku anëtarët e KQZ-së mbajnë mbledhjet.
Kurtesh ka kërkuar që gazetarët të shtyhen mbrapa tek pjesa ku janë ulëset.

Sipas Kurteshit, gazetarët s’kanë të drejtë që të afrohen tek anëtarët e KQZ-së, meqë sipas tij po inciziohen e po shikohen kompjuterët e anëtarëve të KQZ-së.
“Ju lutem z.zëdhënës, jau bani një vijë, sepse po bëjnë shpifje. S’ka asnjë pyetje kur e shkelni çdo kod”, ka thënë Kurteshi me të madhe.












