Sami Lushtaku poston fotografi me të rinjët e Skenderajt, nuk mbajnë as maska e as distancë

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka shpërndarë fotografi nga takimi me rinjt në Skenderaj.

Në fotografi shihet një grumbull i madh i personave të cilët nuk mbajnë maska e poashtu nuk kanë distancë mes tyre, raporton Gazeta Blic.

Postimi i tij i plotë:

Rinia e Kosovës është e mrekullueshme. Mbrëmë takova të rinjtë e lagjes 1 në Skenderaj. Ata janë bërë bashkë për të mbështetur pa rezervë PDK-në. Me energjinë pozitive që kanë, na japin vullnet për të vazhduar tutje! SL