Serbëve u mbetet hatri në ministrin e Jashtëm gjerman, thonë se ka lënduar ndjenjat e serbëve

Përmes një kumtese për medie që e përcjellin mediume të Beogradit, Lista Serbe ka thënës se deklarata e shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel është e “pamatur”.

Ajo thekson se duke i cilësuar institucionet në veri si kriminale dhe jo ekzistuese, i ka lënduar ndjenjat e serbëve, transmeton Koha.net.

Garbiel gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë, ka theksuar se ekziston kriminaliteti masiv i organizuar në veri të Kosovës dhe se aty nuk ka administrim publik, porse në majë të pushtetit qëndrojnë njerëz të krimit të organizuar të cilët nuk ngurrojnë edhe për të vrarë njerëz e bashkësia ndërkombëtare nuk bën ta tolerojë këtë gjë. (Kliko mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Sipas kumtesës, “ky vlerësim i gabuar ka mund të bëhet vetëm pse mikpritësit e kanë informuar gabimisht duke mos e paraqitur situatën politike ashtu siç i është.