Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia kërkon nga Kosova lirimin e Igor Popoviqit, thotë se ka njoftuar edhe ndërkombëtarët

19/07/2025 - 17:28
në Lajme
A A
Petkoviq e cilëson “provokim” vizitën e Kurtit në veri, kërkon “llogari” nga KFOR-i dhe EULEX-i
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor Popoviç, nga autoritetet e Kosovës, duke kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Popoviç është dërguar në mbajtje prej 48-orësh dhe i njëjti dyshohet për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se brenda 48 orëve Popoviç duhet të dalë para gjykatësit, i cili do të vendosë nëse do të caktohet masa e paraburgimit apo do të lirohet.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Popoviq gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste” dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

“Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç e ka njoftuar menjëherë Brukselin për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij, si dhe mbrojtjen nga misionet që veprojnë në territorin e Kosovës”, u tha në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Sipas kësaj zyreje, Popoviç kishte marrë pjesë në përvjetorin e vrasjes së serbëve në zonë e Rahovecit nga UÇK-ja, që e cilësoi si organizatë “kriminale”.

“Popoviq është ndaluar për shkak të deklaratës së tij pas përkujtimit, vetëm sepse i ka quajtur me emrin e vërtetë ata që vranë 47 serbë dhe romë dhe që kanë rrëmbyer mbi njëqind njerëz të pafajshëm gjatë korrikut të vitit 1998”, pretendoi kjo zyrë, duke shtuar se me këto veprime Kurti po synon të shkaktojë një krizë të re në terren.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar një ditë më parë se Kosova, si shtet demokratik dhe sovran, nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë e çka më pak të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Kategoritë e dala nga lufta, Organizata e Veteranëve të UÇK-së (OVL-UÇK), Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë reaguar ashpër ndaj, siç kanë thënë, pranisë së ndihmësit të Petar Petkoviçit në Kosovë.

Ato, po ashtu, kanë thënë se “çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.

JU REKOMANDOJMË

“Çlirohet” Tirana – Rama ndan pamjet: Mbi 20 mijë metër katrorë u rikthehen qytetarëve
Lajme

“Çlirohet” Tirana – Rama ndan pamjet: Mbi 20 mijë metër katrorë u rikthehen qytetarëve

19/07/2025 - 21:34
LDK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publikë
Lajme

Ngërçi politik: Dy lëndë të reja pritet të shkojnë në Kushtetuese, njëra nga presidentja, tjetra nga VV

19/07/2025 - 21:28
Blindat shqiptare në Kosovë, Latifi: Mu kujtua beja e pleqve “Pasha ato tri ditë të Shqipnisë”
Lajme

Blindat shqiptare në Kosovë, Latifi: Mu kujtua beja e pleqve “Pasha ato tri ditë të Shqipnisë”

19/07/2025 - 21:14
Guxo prezanton kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit
Lajme

Guxo prezanton kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit

19/07/2025 - 21:12
Skandal, gjykatësi në Prizren ndërtoi villë me leje për “objekt bujqësor”
Lajme

Skandal, gjykatësi në Prizren ndërtoi villë me leje për “objekt bujqësor”

19/07/2025 - 21:04
Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit
Lajme

Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit

19/07/2025 - 20:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë