Shkelzen Gashi, që ishte pjesë e KAN-it: Kurrë në jetë nuk e kam takuar Rikalon

Ish-aktivisti i organizatës joqeveritare ‘KAN’, Shkelzen Gashi ka thënë se ministrin serb në Qeverinë Haradinaj, Nenad Rikalon nuk e ka takuar kurrë aty.

Ai thotë se ishte bërë pjesë e KAN-it qysh në vitin 2004 dhe se për herë të parë emrin e Rikalos e ka dëgjuar tani që u bë ministër.

Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Nenad Rikalo sot doli me një deklaratë si reagim ndaj akuzave që janë adresuar drejt tij për tortura gjatë luftës së fundit. (Kliko në reklamë dhe shiko videon)

Ndër të tjerash ka përmendur se kishte bashkëpunuar edhe me Albin Kurtin në organizatën KAN, gjë që në bazë të reagimeve, po del të jetë e pavërtetë.

Ja shkrimi i plotë në Facebook i Shkelzen Gashit:

sqarim
e para, kosova action network (kan) është themelu në vitin 1997. unë jam bë aktivist në këtë organizatë në vitin 2004.
e dyta, nuk e kam taku kurrë në jetë nenad rikallon. për herë të parë emrin e tij e kam dëgju kur u bë ministër për bujqësi.
e treta, sonte gazetaexpress më kërkoi prononcim lidhur me rastin ‘rikallo’. prononcimi im ishte i shkurtë: “gazetaexpress është portal kriminal”.
me respekt,
shkëlzen gashi