Shoqata e Naftëtarëve tregon se si ndodhi shpërthimi në deponinë e naftës

Sipas shoqatës së naftëtarëve, shpërthimin në deponinë e naftës së kompanisë Al Petrol ka ndodhur për shkak të një defekti të energjisë elektrike.

Lajmin për “Gazeta Blic”, e ka konfirmuar Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani. Sipas Berjanit, pronari i Al Petrol, Latif Kryeziu ka treguar se deri te ky rast ka ardhur për shkak të një defekti me energji elektrike.

Ndryshe, katër persona janë lënduar nga  shpërthimi i zjarrit në një cisternë, në Miradi.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për “Gazeta Blic”.

“Rreth orës 14:00 policia ka marr informatën për një shpërthim të ndodhur në një nga rezervarët e një deponie të derivateve në fshatin Miradi Komuna e Fushë Kosovës.Policia me te gjitha njësite e nevojshme si dhe zjarrfikësit kanë dale në vendin e ngjarjes. Deri me tani raportohet për 4 persona të lënduar. Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundësinë e përhapjes se rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimeter i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”, tha ai.