Shpërthejnë pakënaqësit në PDK-në e Skenderajt pas tubimit gjysmak të Sami Lushtakut

Ndaj zhvillimeve të fundit në PDK dhe hapjes së zgjedhjeve të brendshme po bëhet reagime të shumta, sidomos nga dega e Skenderajt.

Sot fillimisht ka reaguar asambleisti Ilir Ejupi, e që reagimet kanë vazhduar me Daut Kajtazin, kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Tërnovë, i cili thotë se një pjesë e madhe aktivistëve janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit partiake në Skenderaj, ku persona të caktuar po bëjnë biznes me PDK-në.

Kajtazi e ka përmendur edhe tubimin e të mërkures në degën e Skenderajt, i cili ishte organizuar nga Sami Lushtaku dhe prezent ishte edhe Kadri Veseli, ku tregon nuk ishin të pranishëm shumë aktivistë, deputetë, asambleistë e kryetarë nëndegësh.

Ja postimi i plotë i Daut Kajtazit:

I ndëruari kryetar z. Kadri Veseli po ju shkruaj si një aktivist dhe kryetar seksioni e nëndege qe nga themelimi i PDK-se.

Zhvillimet e fundit në PDK-në e Skenderajt e sidomos konventa zgjedhore e se Merkures  ku nuk u panë shumë aktiviste shumëvjeqar tē PDK-se si deputet,asambleist e kryetar nendegesh,  lenë të kuptohët se një pjesë e madhe e aktivisteve janë të paknaqur me atë qe po ndodh në PDK-në e Skenderajt, prandaj në qe i fituam të gjitha zgjedhjet lokale dhe nacionale në nendeget dhe seksionet tona kemi të drejt të ju kerkojmë përgjegjësi dhe të mos lejoni qe njerëz të caktuar PDK-në ta bëjnë biznes të tyre siq e kanë bërë, në kemi punuar aq shumë për PDK-në dhe nuk kemi përfituar asgje përderi sa disa përfitues të PDK-se me shumë kanë miliona në banka se qe kanë vite jetë prandaj ju duhet ta mbani premtimin qe njerëzit nën hetime apo të akuzuar për korrupsion nuk kanë vend në PDK.

Me respekt Daut Kajtazi.