Shpresë e madhe për Kadarenë: Sivjet do të ndahen dy çmime Nobel për letërsi

Dy çmime Nobel për letërsi do të jipen gjatë këtij viti nga Akademia Suedeze, sipas një raporti të përcjellë nga një gazetë suedeze.

Çmimi i vitit të kaluar ishte anuluar për të parën herë që nga viti 1949 pasi në muajin gusht institucioni që vendos për fituesit, ishte goditur me një skandal të tmerrshëm seksual, përkthen Periskopi.

Pas mbledhjes së fondacionit të mbajtur sot, u konfirmua se sivjet do të ndaheshin dy çmime Nobel për letërsi për të kompensuar mosmbajtjen e vitit të kaluar.

Akademia duhet të marrë edhe një vendim zyrtar për vendimin.

Vitin e kaluar, autori nga Guadalope, Maryse Conde mori çmimin “e Nobelit të alternuar”. /Periskopi