Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtatë ditë deri në përfundimin e afatit të Kushtetueses, çfarë pritet të ndodhë?

20/07/2025 - 10:15
në Kryesore, Lajme
A A
Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk duket në horizont, përkundër që kanë mbetur edhe shtatë ditë nga 26 korriku – afati i Gjykatës Kushtetuese që obligon deputetët për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Një ditë para vazhdimit të seancës konstituive, në përpjekjen e pesëdhjetë për zgjedhjen e trupave të legjislativit, s’ka shpresë për lëvizje pozitive.

Mosdakordimi për arritjen e një marrëveshjeje politike ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, dhe liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në takimin e së shtunës, pritet të sjellë situatën e njëjtë edhe në seancën e së hënës, thonë analistët politikë.

Mirëpo, sipas tyre, porositë e aleatëve ndërkombëtarë dhe paparashikueshmëria se çka mund të ndodhë pas 26 korrikut mund të bëjnë që partitë parlamentare të lëvizin nga pozicionet dhe ngërçi në Kuvend të zgjidhet.

Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja. Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, ndërsa partitë politike të përfaqësuara në të nuk po arrijnë konsensus për zgjedhjen e kryekuvendarit dhe kryesisë së legjislativit.

Analistja politike, Magbule Shkodra, thotë për KosovaPress se insistimi i LVV-së si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, po e bllokon daljen nga kriza politike.

Megjithatë, ajo shpreson se në ditët në vijim, para 26 korrikut, mund të ketë lëvizje pozitive, siç thotë ajo, nga pozicioni i betonuar i Albin Kurtit për kryeparlamentaren.

Shpresoj që në ditët e mbetura të shohim një lëvizje nga pozicioni i betonuar i Albin Kurtit për të zgjidhur situatën në Kuvend dhe për të ecur tutje në formimin e institucioneve”, thekson ajo.

Javën e kaluar qëndroi në Kosovë zyrtari i lartë amerikan, Brendan Hanrahan, i cili takoi përfaqësuesit e partive parlamentare.

E sipas Shkodrës, i njëjti, por edhe zërat e shtuar të korit diplomatik në Kosovë, mund të bëjnë që partitë t’i japin fund krizës politike.

Po shpresoj që ai ka sjellë edhe një mesazh tjetër dhe nuk ka qenë vetëm një takim kurtuazie, dhe besoj se duhet të jetë i lidhur me çështje të rëndësisë së sigurisë strategjike për rajonin. Po shpresoj se iu ka bërë të ditur sa e rëndësishme është të lëvizet nga këto pozicione ku ka mbetur Kosova”, shton ajo.

Kuvendi të shtunën dështoi për herë të 49-të në konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka nxjerrë vendim ku obligon deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo nuk ka përmendur nëse pasojë e kësaj janë zgjedhjet e reja.

Në lidhje me këtë, juristi Ardian Bajraktari thotë për KosovaPress se është momenti i fundit për reflektim dhe formim të institucioneve, në veçanti sipas tij, pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ku theksohet se deputetët e certifikuar nuk mund të ushtrojnë edhe poste në ekzekutiv.

Vlerësoj që është një moment i rëndësishëm për të reflektuar në drejtim të qartësimit të kësaj situate dhe në drejtim të jetësimit të vullnetit sa më parë të qytetarëve të shprehur në zgjedhje. Për çka natyrisht varet dhe përgjegjësia kryesore i takon subjekteve më të mëdha politike në vend…E kemi thënë që në krye të herës se para së gjithash dhe në radhë të parë mungesa e reflektimit politik, mungesa e vullnetit politik – për çka besoj që janë vetëm tentativa për ta justifikuar mungesën e numrave, qoftë të njërit, përkatësisht taborit tjetër”, thekson ai.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën e propozimit të kryekuvendarit, mirëpo e propozuara e tyre, Albulena Haxhiu, në gjashtë raste në votim të hapur nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post. Si pasojë e kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i kësaj partie, Avni Dehari, ka marrë vendim që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet në votim të fshehtë.

Një gjë e tillë nuk po pranohet nga partitë që deri tani ishin në opozitë. Të njëjtat nuk po votojnë për formimin e komisionit verifikues, pasi sipas tyre ai është antikushtetues.

JU REKOMANDOJMË

“Udhëtim i paharrueshëm” – Presidentja e shijoi nga afër koncertin e Armend Rexhepagiqit
Lajme

“Udhëtim i paharrueshëm” – Presidentja e shijoi nga afër koncertin e Armend Rexhepagiqit

20/07/2025 - 14:18
Qytetarët presin deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova  në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë
Lajme

Përditësohen të dhënat, kolona te Dheu i Bardhë, në Han të Elezit dhe Vërmicë

20/07/2025 - 14:02
Laerti i Big Brother pranon një titull fetar në Kosovë
Lajme

Laerti i Big Brother pranon një titull fetar në Kosovë

20/07/2025 - 13:48
Ushtarët e KFOR-it nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut trajnohen kundër frikës ndaj zjarrit
Lajme

Ushtarët e KFOR-it nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut trajnohen kundër frikës ndaj zjarrit

20/07/2025 - 13:18
Arrestohet në Morinë kosovari i kërkuar nga Belgjika për shitje të kokainës
Lajme

Fluks në pikën e Morinës/ Kanë hyrë mbi 386 mijë persona dhe kanë kaluar kufirin më shumë se 250 mijë automjete

20/07/2025 - 13:06
Trump përgëzon Tulsi Gabbard për akuzat ndaj administratës Obama mbi ndërhyrjen në zgjedhjet e 2016-ës: Punë e shkëlqyer
Lajme

Trump përgëzon Tulsi Gabbard për akuzat ndaj administratës Obama mbi ndërhyrjen në zgjedhjet e 2016-ës: Punë e shkëlqyer

20/07/2025 - 12:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Limaj i del ‘çelik’ Kurtit, ia ofroi votat s’i mori, ia kërkon votat s’ia jep: Java e së vërtetës nisi dje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veteran i rrejshëm”, “politikan i luksit”, deklaratat më të rënda të Limajt ndaj Kurtit dhe VV-së ndaj Limajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë