Shtatzënës dhe vajzës së saj 5 vjeçe i keqësohet gjendja nga lëndimet pas shpërthimit në Ferizaj, do të transferohen në QKUK

Ajo në një prononcim thotë se kishin dalë së bashku me familje, ku katër nga ta kanë pësuar lëndime trupore.

“Vëllai është në sallën e operacionit dhe është në gjendje të rëndë, duhet të dërgohet në Turqi. Baba e ka gjendjen më stabile, por ka djegieje në fytyrë dhe duar. Edhe kunata me vajzën e saj të cilat kanë qenë në Spitalin e Ferizajt janë duke i dërguar në QKUK. Kunata është shtatzëne”, është shprehur ajo.

Beka e cila jeton në Zvicër, thotë se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ajo së bashku me motrën e saj ishin duke shkuar në banjo dhe kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta.

Ajo thotë se në fillim kishte menduar që ka ndodhur tërmet.