Shyhretja publikon foton më të ëmbël krah djalit dhe resë

Shyhrete Behluli, gjithmonë ka ditur të jetë në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli, ka filluar të bëhet tejet aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, shkruan lajmi.

Ajo me ndjekësit po ndan fotografi të ndryshme nga skena, datat e koncerteve e edhe momente nga jeta private.

Së fundmi ka pozuar krah djalit dhe nuses dhe duket tejet e lumtur pranë tyre. Tek fotografia ajo nuk ka shkruar asgjë vetëm se e ka vendosur një zemër.