Si është e mundur që politikanët të kenë pasuri milionëshe me paga normale?

Arton Demhasaj nga Organizata “ÇOHU”, teksa ka folur për dokumentarin “Expose”, ka shtruar një pyetje për politikanët kosovarë rreth pasurisë së tyre.

Si është e mundur që këta politikanë të bëjnë pasuri milionëshe me paga normale?, ka thënë Demhasaj, gjersa ka thënë se paga vjetore e politikanëve sillet 20 deri në 30 mijë euro, kurse shumica e tyre kanë pasuri milionëshe.

“Si është e mundur që ata kanë pasuri milionshe dhe kur e sheh pagën e tyre që është një pagë normale që mund të shkoj në 20 ose 30 mijë euro brenda vitit dhe nëse këtë pagë ata edhe nëse e kursejnë është e pamundur të kenë pasurinë që ata e deklarojnë”, ka thënë Demasaj.

Dokumentarin “Expose”, i cili është prodhim i Gazeta Blic, mund ta shikoni në linkun poshtë