Si të kujdeseni për lëkurën gjatë natës në verë – 4 këshilla bukurie

Për lëkurë perfekte këtë verë, kujdesi i natës ka shumë rëndësi.

Është e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën gjatë gjithë kohës, por gjatë stinës së verës kërkon vëmendje më të madhe, shkruan ABCNews.

Gjatë kësaj periudhe lëkura bëhet më e thatë dhe si rezultat duket jo e shëndetshme transmeton lajmi.net.

Për këtë rekomandohet një rutinë kujdesi gjatë mëngjesit por nuk duhet anashkaluar dhe mbrëmja.

Pastroni fytyrën tuaj

Nuk mjafton thjesht të hiqni make up-in nga fytyra. Duhet ta lani dhe të përdorni një pastrues me ujë të vakët për ta pastruar sa më mirë fytyrën tuaj në mënyrë që të arrini rezultatet e dëshiruara nga ju.

Hidratojeni lëkurën

Mos harroni ta hidratoni lëkurën gjatë mbrëmjes. Pa hidratuesin e duhur, lëkura fillon dhe e humbet shkëlqimin. Zgjidhni produktin sipas tipit të lëkurës sepse në të kundërt të gjitha përpjekjet tuaja nuk do të japin një rezultat pozitiv.

Kujdesuni për buzët tuaja

Në sezonin e verës, duhet të kujdeseni dhe për buzët. Para se të shtriheni duhet të largoni qelizat e vdekura të lëkurës me ujë të ngrohtë dhe aplikoni një zbutës buzësh.

Flini me shpinë

Për të shmangur problemin e rrudhave në fytyrë mos flini me shpinë. Kur flini në këtë qëndrim, fytyra shtypet drejt jastëkur, zakon që rrit shanset për krijimin e rrudhave.