Sipas zëdhënësit të PDK’së, ky është i vetmi vendim pozitiv i Qeverisë Kurti

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytçi, ishte i ftuar në emisionin Frontal të T7, për të diskutuar në lidhje me 100 ditshin e Qeverisë Kurti.

Në mesin e 100 dështimeve, sipas PDK-së, Qeveria Kurti mori një vendim pozitiv.

Nga të gjitha vendimet e qeverisë në detyrë, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, tha se i vetmi vendim pozitiv i qeverisë Kurti, ishte emërimi i zëdhënësit nga shoqëria civile, Përparim Kryeziut.

“Të vetmit pozitiv e ka bërë emërimin e zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut”, deklaroi Bytyçi.