Situatë komike në Kuvend – Teshtihet një deputet, Kurti ia kthen: E vërtetë

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po iu përgjigjej akuzave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt për dialogun, njëri nga deputetët ka teshtirë.

Kjo ka prodhuar një situatë komike në Kuvend të Kosovës, sepse Kurti teshtitjen e deputetit e ka marrë si konfirmim se deklaratat e tij janë të vërteta.

“E vërtetë”, tha Kurti, derisa e vazhdoi deklarimin e tij.

Kurti iu është përgjigjur sot deklaratave të opozitës, duke thënë se nuk do të ishte mirë që kjo seancë të ishte thirrur për të folur për takimin që do të ndodhë të martën në Bruksel