SKANDALOZE: AKP shet varrezat në Prizren (Dokument)

Varrezat e vjetra të banorëve të Vërmicës në Prizren do të nxirren në shitje shumë shpejtë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Sipërfaqja prej 24 hektarësh, pronë e kompanisë shoqërore “Printeks” nga Prizreni, figuron në listën e aseteve që do të shiten nga ky agjencion, shkruan gazeta inFokus.

Sipas dokumentacioneve që posedon inFokus, në këtë sipërfaqe, vetëm në 25 ari aktualisht janë bërë disa ndërtime jo ligjore, ndërsa pjesa tjeter sipas vendësve është varrezë e vjetër.

Sipas të dhënave, një pjesë të varreve të vjetra e ka zhvendosur tashmë kompania “Bechtel & Enka” për shtrimin e trasesë së Autostradës Prishtinë-Morinë. /Gazeta inFokus/