Sllovaku Lajcak e përul Kushtetutën e Kosovës: Nuk është bibël ajo, duhet të ndryshohet

Emisari sllovak i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka përulur dhe përbuzur Kushtetutën e Kosovës.

Për teke të Bashkimit Evropian, emisari i saj po dëshiron që tani ta ndryshon edhe Kushtetutën e Kosovës.

Krejt kjo po ndodhë vetëm për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”.

Lajcak po përul Kushtetutën e Kosovës duke thënë se ajo nuk është “bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i përshtatet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Në Prishtinë kisha 25 takime dhe asnjë nga bashkëbiseduesit nuk tha se nuk do të përmbushin obligimet e tyre, u tha qartë se atë që e kemi premtuar duhet përmbushur, përfshijë Asociacionin. Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi, transmeton Gazeta Metro.

Emisari Lajcak i cili njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, tani hapur ka prezantuar qëllimet e tij në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.