Sondazh i ATV për kandidatin e VV-së: Agim Bahtiri 66%, Armend Muja 33%

Një sondazh i zhvilluar nga televizioni ATV ka vënë në garë për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe Armend Mujen.

Ky sondazh ka qenë në formë elektronike, dhe ka zgjatur për 24 orë, shkruan Jepi zë.

Të gjithë shfrytëzuesit e platformave elektronike kanë pasur mundësinë të votojnë në këtë sondazh.

Sipas rezultatit të publikuar sot në këtë televizion, për kryetar të Mitrovicës, qytetarët kanë votuar në këtë formë: 66.7% për Agim Bahtirin ndërsa 33.3 për Armend Mujen.

Ndryshe gara për kryetar të Mitrovicës pritet të jetë interesante, pasi ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat mirëpo ka spekulime të ndryshme për emra të njohur të politikës kosovare.