Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë fuqishëm se Kosova fiton ndaj Gjeorgjisë

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij viti si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e pret Gjeorgjinë në sfidën e parafundit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

“Dardanët” nuk kanë gjasa për kualifikim tutje, teksa do të tentojnë që sonte të arrijnë fitore dhe të paktën të marrin pozitën e tretë në grup.

Përballë do ta kenë Gjeorgjinë që e kanë mposhtur në ndeshjen e parë.

UEFA për çdo ndeshje publikon një sondazh në wefaqen e tyre, teksa pyet tifozët për fituesin e duelit.

69% e tifozëve besojnë se Kosova do të fitojë sonte, teksa vetëm 22% besojnë në fitoren e Gjeorgjisë.

9% e respondentëve mendojnë se ndeshja do të përfundojë pa fitues.