Sonte takimi i dy gjigantëve të futbollit

Sot në program janë ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Francë, aty ku kampionia aktuale botërore do të ndeshet me finalistin e kupës së botës, Rusi 2018, Kroacinë.

Anglia ndërkaq, e cila në javën që shkoi fitoi përballë Islandës në udhëtim, tani i shkon Danimarkës.

Interesant pritet të jetë edhe në Suedi, aty ku kombëtarja nordike do të jetë nikoqire e kampiones evropiane, Portugalisë.Më poshtë edhe orari i plotë, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.