“Swiss” me linjën më të mirë ajrore të shkurtë në botë

“Swiss” ka marrë titullin si linja më e mirë ajrore e shkurtë në botë në udhëtimit e vitit 2017 nga “Telegraph Travel Awards, bazuar në mendimet e gati 90,000 lexuesve, ndërsa “Singapor Airlines” ka fituar çmimin për linjën më të gjatë në botë.

Linja ajrore zvicerane ka përparuar, pasi në vitin e kaluar ishte në vendin e dytë, derisa këtë vit, këtë pozicion e ka fituar ndaj “British Airways”.

Kompania britanike po kalon në periudhë të vështirë dhe jo vetëm ka humbur vendin e parë, por ka rënë në vendin e 13-të. “Icelandair”, është në vendin e dytë.

“Singapor” u ngjit nga vendi i dytë për të zhvendosur “Emirates” që kryeson renditjen. “Emirates” ishte e dyta, kurse “Qatar Airways”, përparoi nga vendi i gjashtë në atë të tretë.

Linjat më të mira të shkurta në botë

Swiss (+1)

Icelandair (-1)

Aurigny Air (+1)

Jet2 (+2)

KLM (=)

Austrian Airlines (+4)

Lufthansa (=)

Air Malta (+4)

Aer Lingus (+2)

CityJet (+5)

Linjat më të mira të gjata në botë

Singapore Airlines (+1)

Emirates (-1)

Qatar Airways (+3)

Air New Zealand (-1)

Virgin Atlantic (-1)

All Nippon Airways (+5)

Korean Air (+3)

Thai Airways International (+5)

Cathay Pacific (=)

Etihad (-2)