Cristiano Ronaldos ka thyer edhe zyrtarisht rekordin e Josef Bican, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit, me 806 gola të shënuar me klube dhe kombëtaren.
Kishte pasur disa debate mbi disa nga rekordet ekzistuese, pasi disa mendonin se Ronaldo tashmë kishte arritur rekordin e të gjitha kohërave.
Megjithatë, ky rekord ka ardhur vetëm sot (e shtunë), ku Ronaldo shënoi dy gola ndaj Tottenhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Sidoqoftë, edhe nëse 805 golat e Bicanit konfirmohen si numri më i madh i golave zyrtar, CR7 tani e ka mposhtur edhe atë duke shkuar në kuotën e 806 golave