Pas raportimit të djeshëm në Nacionale lidhur me dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, kjo është raportuar sot edhe nga RTK-ja.
Në raportimin e mediumit publik thuhet se kryeministri Kurti e ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.
Ky i fundit pritet të zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci.
Për dorëheqjen e Mehajt ka raportuar dje edhe Nacionale. Sipas burimeve, arsyet për largimin e Mehajt janë familjare.
Qeveria ende s’ka konfirmuar diçka lidhur me këto raportime.