Tahiri pjesë e delegacionit për homazhe në nderim të Kuvendit të Junikut

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka qenë pjesmarrës sot së bashku me ekipin e presidentes Vjosa Osmani, në homazhet që i bënë në nderim të Kuvendit të Junikut, për të shënuar kështu 109 vjetorin e Kuvendit të Junikut i cili Kuvend nën udhëhejqen e Hasan Prishtinës, mblodhi 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kështu ka njoftuar kryetari Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin Social Facebook.

“Falë urtisë së Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit, Kuvendi Junikut i dha orientime të qarta politike e kulturore lëvizjes kombëtare për liri e Pavarësi të Shqipërisë”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Tahiri në postimin e tij. /Veriu.info

Më poshtë mund të gjeni postimin e Tahirit: