Thaҫi takon Macron, a do ta shpalosë idenë e tij për korrigjim të kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Francë, ku po qëndrojnë ehe liderë botërorë.

Por, a do të shfrytezojë Thaçi këtë vizitë për të marrë përkhraje për idenë e tij për korrigjim kufijsh.

Thaçi arriti në “Pallatin Elise” (Élysée Palace) ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Thaçi po merr pjesë në ceremoninë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaҫi, i cili ka shkruar në Facebook se ky takim është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes.

“Pallati Elysee në Paris sot është qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota. Shënimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes”, ka shkruar Thaҫi.

Mediet nuk kanë të drejtë të qëndrojnë afër kësaj ngjarjeje, por zhvillimin e ceremonisë po e përcjellin vetëm përmes sinjalit të televizionit publik francez TF1, FRANCE 2 dhe agjencioni i lajmeve AP.

Më shumë se 60 krerë shtetëror do të qëndrojnë në Paris për të marrë pjesë në ngjarjet, që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur.

Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete.