Thaçi acarohet kur pyetet për ndarjen e Kosovës, përmend Biblën e Kur’anin

Presidenti Hashim Thaçi është acaruar kur u pyet rreth diskutimeve për ndarjen e Kosovës. Ai madje ka thënë se i kupton, siç i ka quajtur ai, ‘sposorizimet’ për këtë temë.

Thaçi më pas i ka quajtur spekulime gjithë ato që u përfolën nëpër media, duke potencuar më pas që Kushtetuta e Kosovës është Bibël dhe Kur’an.

‘Bibël dhe Kuran është deklarata e pavarësisë së Kosovës. Janë shqetësuese debatet për gjëra të kota dhe për mua këto tema janë të vdekura. Ka pasur më herët ide për ndarje madje prej liderëve të Kosovës. Po flas për shkëmbim, mirëpo unë kam qenë i qartë gjithmonë. Respektimi integritetit territorial është i qartë për Kosovën. Ide të tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës, por dua të them edhe lakimi i emrit tim nuk është i rastësishëm’, ka thënë presidenti Thaçi. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndërkohë, në konferencën ku ishin së bashku me presidentin slloven që erdhi për vizitë në Kosovë, Thaçi ka përsëritur se Kosova është vend sovran, duke thënë se vendos vetë për gjithçka.

Ndryshe, ditën e djeshmë nëpër media është lakuar emri i presidentit Thaçi për disa takime në Bruksel ku, sipas raportimeve, po diskutohej për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net