Thaçi e Delawie nënshkruajnë marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, do të nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Marrëveshja përfshin përkushtimin e qeverisë së Sh.B.A-ve për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të realizuar reformat të cilat do të shtyjnë para zhvillimin e Kosovës.