Thaçi i gatshëm të heqë dorë nga korrigjimi i kufirit, veç për një arsye

Presidenti Hashim Thaçi ka tha se është i gatshëm të heq dorë nga ideja e tij për korrigjimin e kufirit nëse spektikët garantojnë se pesë vendet mos-njohëse të BE-së e njohin Kosovën.

Thaçi ka thënë se në dialogun me Serbinë punon që të marrë dhe mos të jap, derisa ka përmendur korrigjimin e kufirit me Serbinë dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

Ai tha se Serbia nuk i ka kërkuar asgjë Kosovës. Këto deklarata Thaçi i ka bërë në hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare./EO