Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm të heqë dorë nga udhëheqja e dialogut, duke thënë që le ta udhëheqë kush të ka qejf.
Madje presidenti iu ka përgjigjur Bilall Sherifit të Nismas, i cili ka thënë se duhet larguar Thaçin nga dialogu, transmeton Periskopi.
‘’Vetëm le ta bën Billalli, le ta heq Thaçin, e pershendes. Jam i gatshëm me ia japë kujt të dojë. Bilallin e qesim, edhe naj Bilall tjetër.Le ta udhëheqë kush të ka qejf’’, thotë Thaçi në Tv Dukagjini.
Kujtojmë që as opozita nuk e do Thaçin në udhëheqjen e dialogut me Serbinë.