Thaçi nuk ka shkuar i vetëm në Ujman!

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, aktualisht ndodhet pran Ujmanit i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës Reshat Qelaj, kreu i AKI-së Shpend Maxhuni dhe ministri i Financave Bedri Hamza.

Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda policisë.

Në anën tjetër Presidenca kishte bërë gjatë ditës një njoftim për media, duke thënë se Thaçi në orën 14:00, madje pikërisht në kohën kur ka nisur protesta e Vetëvendosjes kundër tij, do të mbajë një fjalim në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse Thaçi është në veri, në Ujman, në një vizitë të paparalajmëruar.